Kalo te përmbajtja
Psikologë në Mendje

Bisedo me një psikolog online, kudo që je

Mendje është krijuar për të thyer barrierat tradicionale ndaj shëndetit mendor dhe për ta bërë kujdesin për shëndetin mendor më të qasshëm për komunitetet shqipfolëse në mbarë botën.

Përmes një rrjeti psikologësh dhe psikoterapistësh të licencuar, ne ofrojmë shërbime profesionale për menaxhimin e ankthit, stresit dhe depresionit.

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime profesionale përmes një platforme të sigurtë dhe konfidenciale.

40+

Psikologë të licensuar

Psikologë dhe psikoterapistë të licensuar, të gatshëm online.

9

Shtete të mbuluara

Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Francë, UK, SHBA.

100%

Konfidenciale

Platforma jonë është në përputhje të plotë me GDPR.

Psikologët tanë

Çdo psikolog në Mendje kalon një proces të verifikimi për të siguruar cilësinë më të lartë të kujdesit.

Myrvete Ahmetaj

Myrvete Ahmetaj

Psikologe Klinike

10+ vite eksperiencë

Prindërim Familja Përshtatja kulturore

Shqip

Çfarë thonë klientët tanë

Histori të vërteta nga klientët tanë që kanë gjetur ndihmë përmes Mendje.

Mendje më ka ndihmuar të gjej një psikolog që më kupton plotësisht. Si shqiptare në diasporë, ishte e vështirë të gjeja dikë që i kuptonte dinamikat e familjes time. Falë Psikologut tim, ndihem e kuptuar dhe e mbështetur.

A
Arta M.

Prishtinë, Kosovë

Nuk e kisha menduar kurrë që do të flisja me një psikolog, por Mendje e bëri të thjeshtë. Privatësia dhe komoditeti i seancave online më dha guximin që më duhej për të filluar.

D
Dritan K.

Tiranë, Shqipëri

Si djal i ri që jeton larg familjes, vetmia dhe stresi ishte i papërballueshëm. Psikologia ime në Mendje më ndihmoi të gjej një ekuilibër dhe të kujdesem për veten pa u ndjerë në faj që e lash jetën time në Kosovë.

L
Lena B.

Zurich, Zvicër

Si funksionon?

Tre hapa të thjeshtë për të filluar rrugëtimin tënd drejt mirëqenies mendore.

1

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Mendje falas nga App Store ose Google Play dhe krijo llogarinë tënde në pak sekonda.

2

Plotëso Pyetësorin

Përgjigju disa pyetjeve të thjeshtë rreth nevojave të tua. Algoritmi ynë inteligjent të përshtatën me psikologun ideal.

3

Fillo Udhëtimin

Lidhu me psikologun tënd të personalizuar dhe fillo udhëtimin drejt mirëqenies mendore nga kudo që je.

Kujdes për shëndetin mendor, në celularin tënd

Mendje është krijuar për të ofruar seanca online për komunitetin shqiptar kudo në botë. Duke kombinuar teknologjinë më të fundit AI dhe përvojën e Psikologëve tanë, ofrojmë mbështetje për mbi 80 çështje të shëndetit mendor përfshirë temat mbi ankthin, depresionin, ADHD, stresin ne punë / burnout, problemet në cift, prindërimin, vetminë, pikëllimin e thellë e shumë të tjera.

Gjeni Psikologun Tuaj

Kërkoni psikolog sipas specializimit, gjuhës dhe disponueshmërisë. Algoritmi ynë inteligjent ju ndihmon të gjeni përputhjen e përsosur brenda sekondave.

Rezervoni me Lehtësi

Zgjedhni datën dhe orën që ju përshtatet. Ricaktoni seancat, menaxhoni apo anuloni ato me lehtësi dhe vetëm pak hapa.

Video Thirrje HD

Seanca terapeutike me video të sigurta dhe cilësi të lartë, direkt nga aplikacioni. Asnjë instalim shtesë, thjesht hyni dhe filloni.

Ditari Personal

Përmes ditarit virtual të Mendje, mund të shkruani çdo ditë për mendimet dhe ndjenjat tuaja. Shkrimi ju ndihmon të krijoni distancë nga ndjenjat dhe të kuptoni më mirë veten — një hap i rëndësishëm drejt shërimit. Shkrimet mund t'i ruani për t'i rilexuar më vonë, ose t'i fshini përgjithmonë përmes opsionit delete.

Ushtrime të personalizuara

Përmes aplikacionit Mendje, mund të pranoni ushtrime dhe detyra të personalizuara nga psikologu juaj, të vendosura drejtpërdrejt në llogarinë tuaj. Plotësojini ato pas seancave për të vazhduar punën me veten dhe për të përforcuar procesin terapeutik.

Chat i Enkriptuar

Që nga dita kur rezervoni seancën me psikologun, do t'ju hapet chati i bisedës ku mund të komunikoni drejtpërdrejt me njëri-tjetrin — pa ndërmjetësues dhe pa komplikime me email, Viber apo WhatsApp. Gjithçka në një vend.

Partnerët tanë

Partnerët tanë me të cilët bashkëpunojmë për misionin tonë të përbashkët: luftimin e stigmës dhe ofrimin e shërbimeve cilësore psikologjike për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Artikuj të fundit

Këshilla dhe informacione për shëndetin mendor, të shkruara nga psikologët tanë të licensuar.

Pyetjet më të shpeshta

Përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth Mendje dhe seancave online.

A është Mendje falas?

Shkarkimi i aplikacionit është falas. Çmimet për seancat mund t'i gjeni në faqen e çmimeve. Ofrojmë edhe plane të ndryshme sipas nevojave tuaja.

A janë psikologët të licensuar?

Po, çdo psikolog në Mendje kalon një proces të verifikimi. Kontrollojmë diplomat, licencat profesionale dhe përvojë klinike përpara se të pranohen në platformë.

Nga cilat vende mund të përdoret Mendje?

Mendje mund të përdoret nga kudo në botë. Pavarësisht nëse ndodheni në Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Zvicër, SHBA apo kudo tjetër — mund të lidheni me psikologë shqiptarë të licensuar.

A janë seancat private dhe të sigurta?

Po, privatësia juaj është prioriteti ynë. Të gjitha seancat janë të enkriptuara me teknologji të avancuar, dhe të dhënat tuaja mbrohen sipas standardeve GDPR.

App Store & Google Play

Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje

Shkarko Mendje pa pagesë dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i vështiri dhe ne jemi këtu për të të ndihmuar.