- Kryefaqja
- Rreth Nesh
Rreth Nesh
Mendje lidh shqiptarët me psikologë të licensuar online. Luftojmë stigmën e shëndetit mendor me platformë të sigurtë, konfidenciale & GDPR-compliant.
Misioni ynë
Misioni ynë është të ofrojmë terapi profesionale, dhe të personalizuar përmes një platforme të sigurtë dhe konfidenciale. Me një rrjet të mbi 40+ Psikolog të licencuar, Mendje fuqizon individët të marrin kontrollin mbi shëndetin e tyre mendor dhe të punojnë drejt rritjes personale dhe mirëqenies. Besojmë se gjuha dhe kultura janë thelbësore për një seancë efektive.
Problemi
Në vendet shqipfolëse, stigma ndaj shëndetit mendor mbetet e fortë. Shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë sepse kanë frikë nga gjykimi i familjes dhe komunitetit. Në diasporë, situata është edhe më e vështirë: mungesa e psikologëve që flasin shqip dhe kuptojnë kulturën tonë i lë shumë njerëz pa mbështetje.
Zgjidhja
Mendje lidh shqiptarët me psikologë të licensuar që flasin gjuhën e tyre dhe kuptojnë sfondin kulturor. Përmes teknologjisë, heqim barrierat gjeografike dhe kulturore që pengojnë aksesin në kujdesin mendor.
Vlerat tona
Qasje e shpejtë
Kujdesi mendor duhet të jetë i arritshëm për të gjithë, pavarësisht vendndodhjes ose gjendjes financiare.
Privatësia
Të dhënat e përdoruesve janë të shenjta. Mbrojtja e privatësisë është parim bazë në çdo vendim që marrim.
Ndjeshmëria kulturore
E kuptojmë rëndësinë e kulturës në procesin terapeutik. Psikologët tanë njohin dinamikat familjare dhe shoqërore shqiptare.
Cilësia
Mendje bashkëpunon vetëm Psikologë të certifikuar dhe me përvojë praktike si Psikolog/e të licensuar.
Rrugëtimi ynë
Lindi idea
Duke parë nevojën e madhe për Psikologë shqipfolëse në diasporë, themeluam Mendje me vizionin për të lidhur shqiptarët kudo që janë me Psikolog shqiptarë, që e kupton dinamikën familjare, kulturën dhe rrënjët tona.
Lansohet platforma
Pas muajsh punë intensive, lansuam platformën Mendje dhe arritëm bashkëpunim me mbi 40 Psikolog, duke ofruar çdo ditë seanca online për komunitetin tonë.
Rritja në diasporë
Mendje u zgjerua në 9 vende, e vetmja platformë e ndërtuar rreth psikologëve të licensuar dhe të verifikuar që flasin shqip.
Ekipi ynë
Arbnora Kllokoqi
Themeluese
Kushtrim Morina
Drejtor Teknik
Ledri Mahmuti
Drejtor i Marketingut
Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje
Shkarko Aplikacionin Mendje dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i rëndësishmi dhe ne jemi këtu për të të ndihmuar.