Kalo te përmbajtja
Mendje

Pyetje të Shpeshta

Përgjigje për pyetjet e shpeshta: si funksionon terapi online, çmimet & siguria e seancave në Mendje.

Si mund ta shkarkoj aplikacionin Mendje?

Mendje mund të shkarkohet falas nga App Store për iPhone dhe nga Google Play për pajisje Android. Thjesht kërkoni "Mendje" në dyqanin e aplikacioneve.

A është Mendje falas për tu përdorur?

Shkarkimi i aplikacionit është falas. Çmimet për seancat mund t'i gjeni në faqen e çmimeve. Ofrojmë edhe plane të ndryshme sipas nevojave tuaja.

Si i verifikoni psikologët?

Çdo psikolog kalon një proces të verifikimi ku kontrollojmë diplomat, licencat profesionale, përvojë klinike dhe referenca. Vetëm psikologët që plotësojnë të gjitha kriteret pranohen.

Si përshtatet psikologu me mua?

Gjatë regjistrimit, ju plotësoni një pyetësor të shkurtër rreth nevojave tuaja. Pyetësori ju lidhë automatikisht me psikologun më të përshtatshëm. Nëse keni blerë një paketë me 4 ose 6 seanca, mund ta ndërroni psikologun pa pagesë në çdo kohë. Nëse keni vetëm një seancë dhe nuk jeni të kënaqur, na shkruani në info@mendje.com dhe ne do t'ju ndihmojmë.

Sa zgjat një seancë?

Një seancë standarde zgjat 50 minuta.

A mund të anuloj ose të ndryshoj një seancë?

Po, mund të anuloni ose ndryshoni seancën tuaj deri në 24 orë përpara orarit të planifikuar pa asnjë kosto shtesë.

Cilat metoda pagese pranoni?

Pranojmë karta krediti dhe debiti (Visa, Mastercard). Të dhënat e kartës suaj nuk ruhen dhe nuk gjurmohen nga ne.

A janë seancat konfidenciale?

Po, absolutisht. Të gjitha seancat janë të enkriptuara dhe të dhënat tuaja mbrohen sipas standardeve më të larta të GDPR. Psikologët janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin profesional.

Nga cilat vende mund të përdoret Mendje?

Mendje mund të përdoret nga kudo në botë. Pavarësisht nëse ndodheni në Shqipëri, Kosovë apo jashtë vendit, ju mund të lidheni me psikologë shqiptarë të licensuar.

A ofron Mendje terapi për çiftet?

Po, ofrojmë seanca për çiftet me psikologë të specializuar në terapi çiftesh. Seancat për çiftet përfshihen në të gjitha planet tona.

Si funksionon pagesa?

Pagesa bëhet online përpara seancës. Pas pagesës, marrim konfirmimin automatikisht dhe seanca juaj rezervohet.

Cilat gjuhë fliten nga psikologët?

Të gjithë psikologët tanë flasin shqip. Shumë prej tyre flasin edhe anglisht, gjermanisht, italisht ose gjuhë të tjera.

A kam nevojë për pajisje të veçanta?

Jo, vetëm një smartphone me lidhje interneti. Aplikacioni funksionon në iPhone dhe Android. Rekomandojmë lidhje stabile Wi-Fi për cilësinë më të mirë.

Si mund të kontaktoj mbështetjen?

Mund të na kontaktoni në info@mendje.com ose përmes formës së kontaktit në aplikacion. Ekipi ynë përgjigjet zakonisht brenda 24 orëve.

Sa kushton psikolog online në Mendje?

Seanca me psikolog online kushton nga 46€ deri 55€. Plani më i kërkuar (4 seanca) kushton 49€/seancë. Nuk ka tarifa të fshehura dhe mund ta anulosh në 24 orë pa pagesë.

Si funksionon terapia online në 5 hapa?

1. Shkarko aplikacionin Mendje (falas). 2. Krijo llogarinë dhe plotëso pyetësorin. 3. Pyetësori të përshtat me psikologun e duhur. 4. Rezervo seancën në datën/orën që të përshtatet. 5. Fillo terapinë online përmes video-seance të sigurt.

A janë seanca online po aq efektive sa ato në zyrë?

Po, studime shkencore tregojnë se terapi online është po aq efektive sa në zyrë. Komoditeti shtesë të ndihmon të jenë më i qasshëm për shumë njerëz.

Si të zgjedh psikologun e duhur?

Mund të kërkosh sipas specializimit (ankth, depresion, ADHD, etj), gjuhës dhe disponueshmërisë. Pyetësori të përshtat automatikisht. Në planet me 4-6 seanca mund ta ndërrosh pa pagesë.

A është e sigurt të flasësh me psikolog online?

Po, absolutisht sigurtë. Jemi në përputhje të plotë me GDPR dhe psikologët kanë detyrimin ligjor të respektojnë konfidencialitetin tuaj.

App Store · Google Play

Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje

Shkarko Aplikacionin Mendje dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i rëndësishmi dhe ne jemi këtu për të të ndihmuar.